Sulmohen me mjet shpërthyes zyrtarët policorë në Mitrovicë të veriut

Prishtinë | 02 Pri 2023 | 11:13 | Nga Ekonomia Online

Disa zyrtarë policorë janë sulmuar me mjet shpërthyes, në ora 02:20 pas mesnate, tek Qendra e kontrollimit teknik të automjeteve në Mitrovicë të Veriut.

“Bazuar në informacionet fillestare dyshohet se mjeti i dyshuar shpërthyes i hedhur në drejtim të zyrtarëve policor është – Shok Bombë”, ka njoftuar Policia e Kosovës përmes një komunikate.

Lidhur me rastin është njoftuar edhe Prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar inicimin e rastit si ’Sulm ndaj personit zyrtar’ dhe hetime intensive për zbardhjen e këtij rasti janë në proces.

“Policia e Kosovës pavarësisht akteve të tilla nga individ apo grupe të caktuara kriminale mbetet e përkushtuar në realizimin e detyrave dhe autorizimeve ligjore në funksion të ruajtjes së rendit, garantimit të sigurisë së qytetarëve pa dallim, si dhe arrestimin dhe sjelljen sa më parë para organeve të drejtësisë të personave të dyshuar të përfshirë në raste të tilla”, thuhet në njoftim të PK-së.

Të ngjashme