Policia e Kosovës ka bërë të ditur se tre serbë janë sulmuar nga katër persona, rom.
Rasti ka ndodhur në fshatin Gushtericë në Graçanicë, të dielën në ora 16:00.
“Një mashkull K/Serb ka raportuar se katër të dyshuar meshkuj K/Rom i kanë sulmuar fizikisht tre viktimat meshkuj K/Serb”, thuhet në raport.
Viktimat kanë pranuar trajtim mjekësor në spitalin e Graqanicës.
Të dyshuarit gjenden në arrati, ndërsa rasti është nën hetime nga njësitë relavante policore.