Sulmohet AKSHI, mbyllin sistemet: Goditja po na vjen nga jashtë Shqipërisë

Prishtinë | 17 Kor 2022 | 10:12 | Nga Ekonomia Online

Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit bën me dije se po përballet me një sulm kriminal kibernetik të sinkronizuar dhe të sofistikuar nga jashtë Shqipërisë. Prandaj në njoftim thuhet se do të mbyllë përkohësisht aksesin e shërbimeve publike online dhe faqeve të tjera qeveritare.

“Për t’u bërë ballë këtyre goditjeve të paprecedenta dhe të rrezikshme, jemi detyruar të mbyllim sistemet qeveritare deri në neutralizimin e sulmeve armike. Ftojmë qytetarët, mediat, bizneset dhe gjithë aktorët e tjerë të sensibilizohen për të thyer këtë sulm ndaj interesave kombëtare shqiptare dhe të mirëkuptojnë gjendjen e përkohshme të mos aksesimit të shërbimeve publike.

Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit është në gatishmëri të plotë dhe po punon gjatë të gjithë kohë me ekipin e Microsoft, ekipin e Jones Group International, dhe ekipet e kompanive shqiptare në fushën TIK për të mos lejuar që ky sulm kinerbetik të dëmtojë apo cënojë sistemet shqiptare të informacionit”, thuhet në një njoftim.

Të ngjashme