Sulmohet baza ushtarake e SHBA-së në Kenya

Prishtinë | 05 Jan 2020 | 09:18 | Nga Ekonomia Online

Grupi militant i Somalisë, Al Shabaab, ka sulmuar një bazë ushtarake në Lamu të Kenyas që përdoret nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe forcat vendore.

Sulmi është kryer në një pjesë që është ngjitur me kampin ku qëndron personeli ushtarak, shkruan Reuters, transmeton Klan Kosova.

Al Shabaab, grup islamik i afërt me al-Kaedën, lufton për ta rrëzuar qeverinë somaleze e cila është e mbështetur nga Organizata e Kombeve të Bashkuara.

Kujtojmë se para një viti, ky grup ka kryer një sulm vdekjeprurës në kryeqytetin e Kenyas që la të vdekur 21 persona.

Të ngjashme