Sulmohet fizikisht një serb në Fushë Kosovë

Prishtinë | 30 Qer 2019 | 11:18 | Nga Ekonomia Online

Një serb është sulmuar fizikisht nga një shqiptar në Fushë Kosovë. Sulmuesi është arrestuar dhe të njëjtit i është konfiskuar edhe një armë zjarri dhe 13 fishekë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje rreth një prone ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull-Serb shtetas i Serbisë me ç’ rast i ka shkaktuar lëndime trupore. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Njësiti policor gjatë kontrollit në trupin e të dyshuarit ka gjetë dhe konfiskuar një armë me një karikatorë dhe 13 fishekë. Lidhur me rastin janë intervistuar  edhe katër persona meshkuj  K-Shqiptar. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës..  

Të ngjashme