Dy persona janë arrestuar pasi gjatë shqiptimit të një gjobe janë sulmuar fizikisht ku si pasojë një zyrtar policor ka pësuar lëndime trupore.
Sipas raportit 24 orësh të policisë, rasti ka ndodhur të premten rreth orës 13:20, në Gjakovë.
Siç thuhet në raport, zyrtari policor ka pranuar tretman mjekësor.
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit gjatë shqiptimit të një gjobe, janë sulmuar fizikisht, ku si pasojë një zyrtar policor ka pësuar lëndime trupore për të cilat ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.