Sulmohet fizikisht U.D drejtori i minierës në Stan Tërg

| 09 Nën 2023 | 13:01 | Nga

Paraditën e së enjtës, në zyrën e tij të punës, është sulmuar fizikisht ushtruesi i detyrës së drejtorit të minierës në Stan Tërg, Bahri Karaqa.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar vetë U.D drejtori i minierës.

“Po, është ardh më ka sulmuar një në zyre pa pritmas mi ka dhënë do grushte në kokë. Ai është një puntorë i Trepcës” ka thënë Karaqa.

Arsyeja sipas UD drejtorit të minierës është sepse të nëjtit dje i është shqiptuar një verejtje me shkrim për mos përfillje të urdhrave.

Aktualisht, Policia e Kosovës është në vend të ngjarjes.

Të ngjashme