Sulmohet koordinatori i Panelit për Lirim me Kusht, Bedri Duraku

Prishtinë | 02 Dhj 2016 | 11:29 | Nga

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGjK), shprehë indinjatë të thellë për sulmin ndaj koordinatorit të Panelit për Lirim me Kusht, Bedri Duraku, i cili është sulmuar fizikisht dje në orët e pasdites.

KGjK-ja dënon ashpër sulmin fizik ndaj, Durakut duke konsideruar të njëjtin si sulm ndaj sistemit gjyqësor dhe profesionit të koordinatorit si pjesë e sistemit të drejtësisë të përcaktuar me ligjet e aplikueshme të Republikës së Kosovës.

“Ne ngrehim shqetësim dhe revoltë për këtë sulmin fizik shkaktuar nga disa persona, e që rastet e tilla të sulmeve fizike ndaj personave zyrtarë, të mos shndërrohen në dukuri. Është për keqardhje se si sulmohen institucionet e drejtësisë së Kosovës e në veçanti zyrtarët të cilët e kryen punën e vet me nder e përgjegjësi për çka edhe janë të emëruar”, thuhet në reagim.

KGjK –ja, kërkon nga të gjitha institucionet relevante të sundimit të ligjit në Republikën e Kosovës, që të marrin të gjitha masat për të zbardhur rastin dhe kryesit e këtij akti qyqarë ta vihen para organeve të drejtësisë.

“Gjithashtu, kërkojmë që  të ndërmarrin masat ligjore preventive në mbrojtjen dhe në krijimin e sigurisë për zbatuesit e ligjit në Kosovë duke inkurajuar të gjithë zyrtarët e drejtësisë që të vazhdojnë me përkushtim që të kryejnë punën e tyre të garantuar me ligj”, thuhet në reagimin e KGjK-së.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme