Sulmohet një shitës ambulantiv, i merret pazari ditor

Prishtinë | 25 Qer 2019 | 15:00 | Nga Ekonomia Online

Një grabitje ka ndodhur dje në fshatin Zasellë të Mitrovicës, ku ankuesi mashkull K/Shqiptar-punëtor ambulantiv-shitës ka raportuar se pasi ka pranuar një porosi përmes telefonit për të dërguar një sasi të mallit-atlete, kur ka arritur në vendin e cekur në një rrugë malore ka hasur në tre persona të dyshuar.

“Të dyshuarit me forcë ia kanë grabitur pazarin ditor në vlerë 1000 €, telefonin e firmës dhe shtatë (7) palë patike në vlerë rreth 150 €”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore dhe janë duke hetuar rastin.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme