Sulmohet polici në Gllogoc, arrestohen dy persona

Prishtinë | 11 Pri 2019 | 10:28 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në Gllogoc, të cilët kanë penguar policët të kryejnë punën e tyre, duke e sulmuar njërin prej tyre.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K-Shqiptarë, pasi që të njëjtit kanë penguar zyrtarët policorë në kryerjen e detyrave zyrtare, ku gjatë futjes nën kontroll një zyrtar policor ka pësuar lëndime trupore. Njëri nga të dyshuarit ka kërkuar tretman mjekësor dhe është dërguar në QKUK”, thuhet në raport.

Sipas policisë, me vendim të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit lirohen në procedurë të rregullt.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme