Sulmoi me mjet të fortë të miturin në Suharekë, arrestohet

Prishtinë | 10 Dhj 2021 | 10:16 | Nga Ekonomia Online

Një i mitur ka pësuar lëndime të rënda trupore pasi është sulmuar me mjet të fortë nga një person në Suharekë.

Policia ka arrestuar të dyshuarin.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që pas një zënke ka sulmuar fizikisht me një mjet të fortë të miturin, viktimën mashkull kosovar, me ç’rast i ka shkaktuar lëndime të lehta trupore. Viktimës iu është ofruar trajtim mjekësor. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, njofton policia përmes raportit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme