Një person është arrestuar në Klinë, pasi që i njëjti dyshohet se ka sulmuar zyrtarin policor i cili ishte në kryerje të detyrës.
Policia përmes raporti 24 orësh ka njoftuar se të dyshuarit i është bërë matja e alkoolit e cila ka rezultuar 0.72 dhe me urdhër të prokurorit mbetet në stacion policor derisa ti kalojë dehja.
Njoftimi i plotë:
SULM NDAJ PERSONIT ZYRTAR GJATË KRYERJES SË DETYRËS
Klinë / 09.06.2026 – 01:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se e kishte sulmuar zyrtarin policor në kryerje të detyrës zyrtare. Të dyshuarit i është bërë matja e alkoolit e cila ka rezultuar 0.72 dhe me urdhër të prokurorit mbetet në stacion policor derisa ti kalojë dehja.