Sulmoi zyrtarin policor, Gjykata e Prizrenit e shpall fajtor Zafir Berishën

Prishtinë | 09 Jan 2024 | 13:35 | Nga Ekonomia Online

Gjykata e Prizrenit e ka gjetur fajtor ish-deputetin e Nismës Zafir Berishën për sulmin e ushtruar ndaj personit zyrtar përkatësisht policit i cili i kishte shqiptuar gjobë trafiku.

Fajësia është pranuar edhe nga vetë Berisha, i cili ka shprehur pendim për rastin e ndodhur, ka kërkuar falje dhe madje i ka premtuar gjykatës se nuk do të përsëris veprime të tilla kundërligjore.

Aktakuza për këtë rast ishte ngritur në tetor të vitit 2022 nga Prokurori i Prokurorisë së Prizrenit Shpend Binaj, i cili nuk e kishte kundërshtuar pranimin e fajësisë.

Gjyqtari i rastit Lulzim Hoxha e kishte aprovuar pranimin e fajësisë nga Zafir Berisha dhe e kishte llogaritur si rrethanë lehtësuese me rastin e shqiptimit të dënimit i cili kishte vendosur të ishte 6 muaj burgim, por me pëlqimin e të pandehurit dënimin me burgim e ka zëvendësuar me gjobë prej 1500 euro.

Të ngjashme