Sulmon djalin me mjet të fortë dhe tenton të hidhet nga kati i dytë, arrestohet llapjani

Prishtinë | 19 Kor 2026 | 09:16 | Nga Ekonomia Online

Një person është arrestuar në Podujevë pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj djalit të tij dhe më pas ka tentuar të hidhet nga kati i dytë i një shtëpie.

Sipas raportit ditor të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 18 korrik 2026, rreth orës 08:00. I dyshuari mashkull kosovar fillimisht dyshohet se ka sulmuar fizikisht djalin e tij, po ashtu mashkull kosovar, duke përdorur edhe një mjet të fortë.

Më pas, i dyshuari ka tentuar të hidhet nga kati i dytë i shtëpisë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore, të cilat kanë arritur ta shpëtojnë atë.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa rasti po vazhdon të hetohet nga organet kompetente.

Të ngjashme