Sulmon fizikisht babanë e tij, arrestohet ferizajasi

| 07 Nën 2021 | 09:28 | Nga

Një person është arrestuar në Ferizaj, të shtunën rreth orës 19 e 40, pasi dyshohet se i njëjti ka sulmuar fizikisht babanë e tij.

“Është raportuar se pas një mosmarrëveshje në familje, i dyshuari mashkull kosovar e ka sulmuar fizikisht babin e tij viktimë mashkull kosovar”, thuhet në raportin e policisë.

Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Të ngjashme