Sulmon fizikisht bashkëshorten, arrestohet nga Policia

| 30 Nën 2018 | 09:48 | Nga

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar mbrëmë një person në Prishtinë, sepse pas një mosmarrëveshjeje ai ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.

“Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari lirohet, rasti në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë.

Të ngjashme