Policia e Kosovës njofton se në Suharekë me datë 20.10.2019, në orën 14:40, është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje rreth një borxhi ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull K-Shqiptar.
Sipas raportit policor viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti pas pranimit të tretmanit mjekësor është liruar.
Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari dërgohet në mbajtje.