Sulmon zyrtarët policor, arrestohet një person në Prishtinë

Prishtinë | 29 Dhj 2020 | 11:55 | Nga Ekonomia Online

Një person është arrestuar pasi ka penguar dhe sulmuar zyrtarët policorë gjatë detyrës.

Sipas raportit të policisë, ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 21:10, në Prishtinë.

Siç thuhet në raport, njëri nga zyrtarët policor ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka penguar dhe sulmuar zyrtaret policor gjatë detyrës. Njëri nga zyrtaret policor ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme