Një palestinez i armatosur ka vrarë dy izraelitë dhe ka plagosur një tjetër në afërsi të zonës së banuar nga komuniteti hebre në Bregun Perëndimor.
Ushtria izraelite ka thënë se sulmuesi ishte punëtor i një fabrike pranë të cilës u krye akti i dhunshëm, shkruan Euronews, transmeton Klan Kosova.
Shërbimi mjekësor izraelit ka bërë të ditur se një burrë dhe dy gra janë qëlluar në zonën industriale Barkan, ku rreth 5,000 palestinezë janë të punësuar nga biznesmenët izraelitët.
Ndërsa një zëdhënës ushtarak gjatë një konference të mbajtur për gazetarët e huaj, ka konfirmuar se burri dhe njëra nga gratë nuk kanë arritur t’u mbijetojnë plagëve të marra.
Autoritetet e sigurisë izraelite e kanë konsideruar këtë si “një sulm serioz” dhe kanë treguar se sulmuesi 23 vjeçar ende nuk është arrestuar.