Superliga në Kosovë pritet të nisë në fund të prillit

Prishtinë | 29 Mar 2020 | 23:30 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i FC Prishtinës, Remzi Ejupi, i Ballkanit, Arsim Kabashi dhe trajneri i Llapit, Tahir Batatina, mendojnë se deri në fund të prillit mund të nis kampionati.

Ata kanë thënë për Klan Kosovën se brenda 2-3 javësh duhet të fillojnë përgatitjet e skuadrave, e më pas edhe kampionati.

Por, Ejupi, Kabashi dhe Batatina, kanë theksuar se primare për ta është shëndeti i lojtarëve, e më pas sipas tyre vijnë gjërat tjera.

Kampionati i Kosovës dhe të gjitha ligat sportive janë anuluar që nga 13 marsi dhe nuk ka një datë të saktë se kur mund të rinisin.

Vendimi i fundit i Qeverisë së Kosovës, është se deri me 6 mars, do të mbesin në fuqi të gjitha vendimet e marr e që kanë të bëjnë me parandalimin e përhapjes së coronavirusit.

Të ngjashme