Supremja shfuqizoi vendimin e PZAP edhe për Prishtinën

Prishtinë | 25 Nën 2017 | 16:39 | Nga

Paneli i gjykatësve të Gjykatës Supreme ka miratuar sot gjatë ditës ankesat e Vetëvendosjes kundër vendimi të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa i cili çonte në rinumërim kutitë e votimit në Prishtinë dhe Prizren.

“Vendimet e PZAP janë hedhur poshtë dhe vendimet tashmë janë dorëzuar tek palët”, ka thënë një zyrtar i gjykatës, shkruan Kallxo.com.

Vendimet i hapin rrugë procesit të numërimit të votave me kusht për dy komunat.

Me një vendim të kritikuar nga publiku PZAP-i vendosi që të gjitha qendrat e votimit në dy komunat të shkonin në rinumërim.

Vendimi në fjalë stopoi edhe procesin e numërimit të kutive me kusht, kuti këto të cilat vendosin për diferencën e ngushtë në mes kandidatëve të Vetëvendosjes dhe LDK-së në Prishtinë dhe VV dhe PDK në Prizren.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme