Suspendohet polici shqiptar që kërcënoi turistin nga Kosova

Prishtinë | 28 Kor 2019 | 11:25 | Nga Ekonomia Online

Autoritet në Shqipëri kanë suspenduar nga puna policin që dyshohet se kërcënoi turistin kosovar.

Lajmin e ka bërë të ditur për Klan Kosovën, Sylë Ukshini, ambasadori i Kosovës në Shqipëri.

“Sapo u informova se polici shqiptar është suspenduar dhe ndaj ti është  hapur procedurë administrative si dhe do merren masat konform rezultatit të hetimeve”, u shpreh Ukshini.

Ukshini ka treguar se për rastin ka kontaktuar edhe me ministrin e Brendshëm shqiptar, Sandër Lleshin.

“Morën angazhime se ky rast do të qartësohet deri në fund dhe do të vendoset një komunikim i rregullt me qellim që te sqarohen në kohën e duhur rastet e tilla”, tha tutje ai.

Ndryshe, turistit nga Kosova i janë vjedhur telefonat në Durrës dhe i njëjti është kërcënuar nga policia atje.

Të ngjashme