A. P (emër i njohur për redaksinë), rreshter në Policinë e Kosovës është suspenduar nga Inspektorati Policor i Kosovës, pasi dyshohet për dhunën në familje.
Gazeta Online “Reporteri.net”, nga burime Brenda Policisë së Kosovës në Mitrovicë merr vesh se deri te suspendimi i tij ka ardhur pasi që bashkëshortja e tij dhe fëmijët janë ankuar në Polici se rreshteri A.P ka ushtruar dhunë ndaj tyre.
Rastin e kanë kofirmuar edhe nga Inspektorati Policor i Kosovës.
“Duke ju referuar kërkesës suaj ju njoftojmë se Inspektorati Policor i Kosovës i ka rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin e një zyrtari policor (rreshter policor) me dyshimin për veprën penale “Kanosje””, thuhet në përgjigjen e IPK-së.
Po ashtu nga IPK thonë se veprimet tjera hetimore pritet të ndërmirren konform mandatit ligjor të IPK-së dhe autorizimeve nga Prokuroria e Shtetit.
Dhuna në familje është dukuri e shpeshtë në familjet e kosovare dhe shpesh raportohet se dhunues janë edhe vet zyrtarë të Policisë së Kosovës.