Sveçla pret në takim njoftues komandantin e KFOR’it

Prishtinë | 11 Nën 2024 | 18:01 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka takuar komandantin e KFOR’i, Gjeneral Major Enrico Barduani.

“Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla ka pritur sot në takim njoftues Komandantin e KFOR, Gjeneral Major Enrico Barduani.”

Svecla e ka uruar Barduanin për detyrën e re si komandant i KFOR’it.

“Me këtë rast, Ministri Sveçla i uroi Gjeneral Major Barduanit detyrën e tij të re si Komandant i KFOR-it në Kosovë duke ritheksuar përkushtimin e plotë të institucioneve tona për bashkëpunim të mëtejmë me KFOR.  Siguria, paqja dhe stabiliteti i vendit tonë dhe jo vetëm mbeten kryesore andaj të dyja palët u dakorduan për bashkëpunim e bashkëveprim të ngushtë me qëllim të realizimit të synimeve të përbashkëta.”

Të ngjashme