Syla aludon që koalicioni LDK-PDK në Prishtinë do të prishet

Prishtinë | 22 Dhj 2023 | 10:41 | Nga Ekonomia Online

Valon Syla, analist i përhershëm në T7, ka shkruar një status, në të cilin ka ngritur një hipotezë interesante, ndonëse ende e pakonfirmuar. Pra gjithçka është një aludim.

Syla ka shkruar se ka dëgjuar që koalicioni në mes LDK-së dhe PDK-së në Prishtinë do të prishet.

Madje, ai ka aluduar se Përparim Rama, kryetar i LDK-së, do të “kënaqet’ me Vetëvendosjen.

“Cka niva qe po prishet koalicioni LDK dhe PDK në Prishtinë…

Paska mu knaq Përpa me Vetëvendosjen. O e kom ditë…”, shkroi ai.

Të ngjashme