Syla: Avdyli krejt betejën me LDK e ‘Guxo’ e pati për t’u bërë ministër, por dështoi

Prishtinë | 16 Nën 2021 | 16:19 | Nga Ekonomia Online

Gazetari Valon Syla ka reaguar ndaj Haxhi Avdylit të Listës Guxo, derisa tha se krejt betejën me LDK e Listën Guxo e pati për t’u bërë ministër por s’u bë, shkruan Gazeta Metro.


Ai tutje shkroi se të tjerët anëtarë të Listës Guxo morën poste, si Gërvalla-ministre e jashtme, Vjosa Osmani-presidente.

’ Haxhi Avdyli krejt betejën me LDK dhe me Listën Guxo e bëri për tu bërë ministër dhe sot su bë. Bulliqi njejtë e nxjerri një Kryetar Komune, Gërvalla një Ministër, ndërsa Vjosa Osmani një Presidente… por Haxhia u ngul’’, shkroi Syla.

Ai tha se të gjithë nga Lista Guxo do e kenë fatin e Avdylit, pasi ata kanë qenë në shfrytëzim për zgjedhjet e 14 shkurtit.

Sot kryeministri i vendit Albin Kurti njoftoi se ka emëruar ministër të Shëndetësisë Rifat Latifin, një kirurg i cili vepronte në SHBA.

Postimi i plotë:

Haxhi Avdyli krejt betejën me LDK dhe me Listën Guxo e bëri për tu bërë ministër dhe sot su bë. Bulliqi njejtë e nxjerri një Kryetar Komune, Gërvalla një Ministër, ndërsa Vjosa Osmani një Presidente… por Haxhia u ngul. Dhe të gjithë pas tij tash nga Lista Guxo do të ta kenë fatin e njejtë. Pse? Sepse ata ishin për shfrytëzim për një përdorim për zgjedhjet e 14 shkurtit. Tash Albin Kurti lyp aleanca të reja, për fitore, dhe natyrisht me këta mendon se ka kry punë…


Të ngjashme