Syla i reagon shoqatës shqiptare në Amerikë pasi e kritikuan për humorin e “Vallës së Rugovës”

Prishtinë | 04 Jan 2024 | 19:05 | Nga Ekonomia Online

Shoqata “Rugova” që thotë se ndodhet me seli në Nju Jork ka bërë një reagim publik ndaj paraqitjes për vallen e Rugovës të gazetarit Valon Syla, të bërë në një nga programet e Vitit të Ri në T7.

Këtij reagimi i është përgjigjur gazetari Valon Syla, të enjten.

Syla përmes një postimi në Facebook, ka pyetur se “çfarë është puna e njerëzve të diasporës që i reagojnë edhe humorit”.

”Cka eshte kjo puna me njerez në diasporë, që i reagojnë edhe humorit. Çka është kjo mungesë e tolerancës ndaj një karikimi folklorik, e jetojnë midis Amerikës, në vendin më tê lirê në botë. Humor është. Ju bile qe merreni me kulture ish dashtê me ditë. A hiq sja u ka lënë shenjë Amerika a? Mos u boni bre edhe ju gërrnaça. Chill edhe kfillnu kadale”, ka shkruar Syla. /Gazeta Express

Të ngjashme