Federata e Sindikatës së Shëndetësisë së Kosovës ka pezulluar protestën e paralajmëruar për sot para Qeverisë së Kosovës.
Kryetari i Federatës Sindikale të Shëndetësisë së Kosovës, Blerim Syla ka thënë për Ekonomia Online, se protesta e punëtorëve shëndetësorë e paralajmëruar për sot nuk është anuluar, por vetëm është pezulluar deri në formimin e qeverisë së ardhshme.
Ai ka paralajmëruar se nëse nuk merren parasysh kërkesat e tyre d otë vazhdojnë me protesta dhe hapa tjerë sindikal.
“Kjo protestë është pezulluar nuk është anuluar, kjo është pezulluar deri në formimin e një qeverie të ardhshme, por kërkesat janë të njëjta sikurse që i kemi pasur më herët, rritja e pagave, ligji mbi pagat dhe elemente të tjera por mesazhi kryesor është që të gjitha partitë politike ta marrin seriozisht këtë paralajmërim se shëndetësia duhet të jetë në prioritet. Le t’i heqin nja 15 ose 20 km asfalt dhe le të qesin shëndetësinë prioritet, përndryshe ne do të vazhdojmë dhe nuk e kemi ndërmend të ndalemi, varësisht se kush vjen në pushtet”, ka thënë ai.