Sylejman Hajdini rrëfen përvojen 40 vjeçare si polic

Prishtinë | 18 Qer 2017 | 11:02 | Nga

Një mirënjohje të marrë para katërmbëdhjetë vjetësh e ruan me shumë kujdes dhe krenari. E bart me vete ngado që shkon. Mirënjohja në letër të zakonshme duket si e re. E palosur mirë mes dokumentesh në portofolin e tij, ajo e lidh ish-policin Sylejman Hajdini me punën që i shërbeu për rreth 40 vjet, shkruan sot “Koha Ditore”.

Kjo mirënjohje jo vetëm që ia kujton kohën e kontributit të tij të madh në shërbim të vendit dhe rendit publik, por ia kujton edhe një vepër personale të tij, që e bën të ndihet si hero. Ia kujton momentin në të cilin ua shpëtoi jetën nëntë personave, në mesin e të cilëve edhe të pengmarrësit, një djaloshi rreth të njëzetave. Edhe pse kanë kaluar vite, Hajdini e kujton ngjarjen sikur të kishte ndodhur sot.

Nuk i ka harruar as detajet më të vogla për të cilat flet me shumë krenari dhe ëndje. Hajdini kishte punuar para dhe pas luftës në polici. Punën e kishte filluar në vitet ’66 deri në ‘90, kur u detyruan të largoheshin nga puna. Por, edhe pas luftës, saktësisht në vitin 2000, kishte vazhduar sërish punën në Shërbimin Policor të Kosovës. Fillimisht kishte punuar si instruktor në Shkollën e Policisë e më pas ishte kthyer në “Prishtina Kontroll” në Emergjencë të kryeqytetit.

Të dielën e 20 prillit 2003 e kujton si ditën më kritike të jetës. Ishte në detyrë kur kishte rënë zilja e telefonit në numrin emergjent 112. Telefononte një mjek i Klinikës së Neuropsikiatrisë, për të treguar se një djalosh ishte futur me bombë në klinikë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme