Sylvinho pritet të marr drejtimin e Shqipërisë?

Prishtinë | 30 Dhj 2022 | 08:35 | Nga Ekonomia Online

Shqipëria pritet të emërojë në ditët e para të janarit trajnerin e ri dhe braziliani Sylvinho pritet të marrë drejtimin e kuqezinjve.

Burime e Super Sport pranë Federatës Shqiptare të Futbollit bëjnë me dije se 48-vjeçari është në bisedime prej disa kohësh dhe aktualisht po negociohen detajet e fundit të kontratës, e cila mund të zyrtarizohet në ditët e para të janarit.

Krahas Sylvinhos në listën e presidentit Armand Duka ishin dhe Reinaldo Rueda, Felix Magath, Massimo Oddo, por braziliani ka fituar më shumë pikë dhe pritet t’i besohet projekti i ardhshëm i kombëtares.

Vetë presidenti i FSHF-së, Armando Duka e hodhi si ide emrin e 48-vjeçarit në një emision në RTSH, gjatë botërorit.

Ish-mbrojtësi i majtë ka qenë ndihmësi i trajnerit Tite tek Brazili, ndërsa është dhe një emër mjaft i njohur në futbollin botëror.

Gjatë karrierës së tij si trajner si ka drejtuar ekipin brazilian të Corinthians nga maji i 2021 deri në shkurt të 2022, ndërsa ka qenë trajner i Lyon në Francë nga maji i 2019 deri në tetor të atij viti.

Sigurisht eksperienca përkrah Tites është vlerësuar nga numri një i federatës që duket se e ka bërë zgjedhjen e tij. Si futbollist Sylvinho ka pasur sukses në Spanjë, Angli dhe Brazil me skuadra si Barcelona, Manchester City, Arsenal, Celta dhe Corinthians.

Në ditët në vijim Supersport.al do të sjellë dhe detajet e kontratës së brazilianit.

Të ngjashme