Ekonomia Online
FUNDIT

Sylvinho tregon mesazhet: Mancini dhe Tite më kanë uruar, De Biasi

Sylvinho tregon mesazhet: Mancini dhe Tite më kanë uruar, De Biasi

Sylvinho ka bërë një punë fantastike në krye të Shqipërisë duke i dërguar për herë të dytë Kuqezinjtë në finalet e një kampionati Europian. Gjatë intervistës në “Ora Sport” me gazetarin Altin Sulçe, trajneri brazilian zbuloi edhe disa sekrete nga puna me stafin e tij. Sa i përket familjes së tij Sylvinho tregoi se ka […]

Sylvinho ka bërë një punë fantastike në krye të Shqipërisë duke i dërguar për herë të dytë Kuqezinjtë në finalet e një kampionati Europian.

Gjatë intervistës në “Ora Sport” me gazetarin Altin Sulçe, trajneri brazilian zbuloi edhe disa sekrete nga puna me stafin e tij.

Sa i përket familjes së tij Sylvinho tregoi se ka komunikim shumë të mirë me vajzën dhe djalin.

Megjithatë ai habiti jo pak duke u shprehur se nuk e di se me çfarë merret vajza e tij që jeton në Madrid.

Pjesë nga biseda:

Shumë mesazhe ke marrë pas kualifikimit. Pashë Roberto Carlos në Instagram që ju përshëndeti sepse kam kontrolluar mbrëmë për ju për të zbuluar më tepër. Por kush ishte mesazhi më i mirë. Shumë trajnerë ju kanë shkruar?

Sylvinho: Të jem i sinqertë kisha vetëm disa miq, kur e ke fjalën për trajner. Fola me Roberton (Mancini), me Titen nga Brazili, tani te Flamengon.

Të gjithë të lumtur…

Sylvinho: Të gjithë duke më uruar, punë shumë e mirë, e pabesueshme.

A të dërgoi Gianni De Biasi mesazh?

Sylvinho: Jo. Nuk më dërgoi

Nuk të dërgoi?

Sylvinho: Jo.

Të ngjashme