“Ta Pastrojmë Kosovën” me aksion pastrimi në fshatin Banjë

Prishtinë | 22 Gus 2016 | 09:21 | Nga

Lëvizja Mjedisore “Let’s Do It Kosova”, po vazhdon edhe më tej aktivitetet në kuadër të fushatës “Ta pastrojmë Kosovën”.

Në një njoftim për media, bëhet e ditur se vullnetarë të kësaj Lëvizjes, gjatë ditës së sotme do të organizojnë një aksion pastrimi në fshatin Banje, ku do të largohen disa deponi ilegale të mbeturinave.

Ky aksion do të mbështetet edhe nga ndërmarrja e pastrimit “Ambienti”, me një numër të punëtorëve dhe me makineri.

Më tej në njoftim thuhet se “Let’s Do It Kosova” do të ofrojë karburante për makinerinë e ndërmarrjes “Ambienti”.

“Lëvizja Mjedisore “Let’s Do It Kosova” u bënë thirrje qytetarëve që të përkrahin aksionet e kësaj nisme, dhe të vetëdijesohen për rëndësinë e një mjedisi të pastër”, thuhet në fund të njoftimit.

Vullnetarë të kësaj Lëvizje së bashku me banorë lokalë, gjatë ditës së djeshme kanë organizuar një aksion pastrimi në fshatin Gurrakoc të Komunës së Istogut, i cili rezultoi me largimin e një sasie të mëdha të mbeturinave nga qendra e këtij fshati.

Koordinatori i iniciativës “Let’s do it Kosova”, Luan Hasanaj, është shprehur i lumtur me pastrimin e kësaj qendre, për të cilën thotë, se ka qenë e frekuentuar shumë nga fëmijët, të cilët përveç mbeturinave, janë rrezikuar nga pickimet e gjarpërinjve.

Organizatorë të fushatës “Ta Pastrojmë Kosovën” kanë zhvilluar takime me biznese të ndryshme dhe banorë të asaj pjese, në mënyrë që të gjendet një zgjidhje më afatgjate.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme