“Ta Pastrojmë Kosovën” vazhdon aksionin e saj në lagjen Arbëria

Prishtinë | 25 Nën 2018 | 18:02 | Nga Ekonomia Online

Në kuadër të Fushatës “Ta Pastrojmë Kosovën” sot është mbajtur aksion pastrimi në lagjen Arbëria në Prishtinë, ku janë larguar dhjetëra thasë me mbeturina dhe tetë kamionë me mbetje interte nga një deponi e madhe e mbeturinave aty.

Pas përfundimit të aksionit të sotëm, në lokacionin e pastruar u vendos tabela e cila tregon se lokacioni është pastruar në kuadër të Fushatës “Ta Pastrojmë Kosovën” dhe se nuk lejohet hedhja e mbeturinave aty.

Dhjetëra thasë me mbeturina u mblodhën nga vullnetarët, ndërsa mbetjet inerte janë larguar nga makineri nga Kompania “Mati”.

Let’s Do It i’u ka bërë thirrje të gjithë ndërtuesve që të mos hedhin më mbetjet e tyre në hapësira publike, por në lokacionet e përcaktuara për mbetje në kuadër të Fushatës “Ta Pastrojmë Kosovën”.

Po ashtu, Let’s Do It pati thirrje institucioneve që të jenë më të ashpra në gjobitjen e ndotësve të tillë.

Sipas kësaj organizate, shqetësuese janë edhe të ashtuquajturit ‘taksist’, të cilët i ka evidentuar ekipi i Let’s Do It e që po ofrojnë shërbime bartjeje për mbetje interte dhe të tjera me pagesë.

Nga Let’s Do It paralajmëruan se të gjithë ata që po e shkaktojnë këtë ndotje që nëse nuk ndalen, do të paditen dhe më pas do të përballen me institucionet për dëmin që po ia shkaktojnë mjedisit.

Image may contain: outdoor and nature

Image may contain: sky, mountain, outdoor and nature

Image may contain: 1 person, sky, outdoor and nature

Image may contain: 1 person, standing, child, outdoor and nature

Image may contain: outdoor

 

Të ngjashme