“Tafili” rrëfen se si është zbuluar plani për sulm terrorist ndaj policisë

Prishtinë | 09 Shk 2018 | 07:43 | Nga

“Tafili” ishte nofka e policit hetues, i cili përmes videolinkut ka rrëfyer para gjykatës rreth përgatitjes së një sulmi terrorist kundër Policisë së Kosovës në vitin 2013. Ka identifikuar pesë të akuzuarit për terrorizëm, Valon Shala, Ardian Mehmeti, Genc Selimi, Nuredin Sylejmani dhe Musli Hyseni, përmes fotografive të prezantuara nga Prokuroria, shkruan sot Koha Ditore.

“Tafili” është paraqitur të enjten në seancë me identitet të fshehur. Dëshminë e ka dhënë me fytyrë të mbuluar dhe me zë të “koduar”.

Kërkesën për fshehjen e identitetit të këtij hetuesi policor e kishte bërë një ditë më parë prokurori i EULEX-it, Drew Engle, me arsyetimin se ndihen të rrezikuar pas kërcënimeve anonime që kanë marrë pas arrestimit të të akuzuarve.

I pyetur nga prokurori nëse e di kush gjendej në një fotografi që ia kishte paraqitur para kamerës për identifikim, dëshmitari është përgjigjur duke thënë se është i akuzuari Nuredin Sylejmani…

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme