Tahiri: 2024 është vit zgjedhor, Kurti nuk do t’i marrë më 50%

Prishtinë | 15 Jan 2024 | 14:15 | Nga Ekonomia Online

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka thënë se kjo parti është e gatshme për zgjedhje dhe se vitin 2024 është vit zgjedhor, raporton Ekonomia Online.

Në konferencën për media pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, Tahiri pret që zgjedhjet të jenë të rregullta për shkak se siç u shpreh ai “nuk ka shanse Albin Kurti me qeverinë e tij ta lërë këtë privilegj, për shkak s emirë e din që kurrë më nuk do ti marrë 50 përqindëshin”.

“Viti 2024 është vit zgjedhor, se AAK hyn më e përgatitur se kurrë. Aleanca do të jetë boshti politik i qytetarëve, subjekteve tjera politike, të koalicioneve të ndryshme në mënyrë që me ja dhënë vendimin e duhur kurdo që të mbahen zgjedhjet”, tha Tahiri.

Të ngjashme