Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka kritikuar Qeverinë Kurti për qeverisje jot ë mirë.
Ai përmes një postimin në Facebook, ka thënë se ata që dje me hov e nisën me shtetin ligjor, sot po duan ta konfiskojnë transparencën. Pfizer dhe transparenca e mohuar, janë ilaçi kundër Covid – 19.
‘Në asnjë vend normal, nuk kërcënohet media për publikimin e informacionit. Në vende demokratike, e drejta për t’u infomuar, qëndron mbi çdo të drejtë tjetër. Ajo ështe absolute. Në mungesë të veprimit dhe rezultateve, nuk mund të fshihesh pas sekretit shtetëror. Përpos se kur prapa një sekreti të tillë, synohet të fshihet ndonjë agjendë e dyshimtë dhe kundër interesit të përgjithshëm, atij publik. Ata që dje me hov e nisën me shtetin ligjor, sot po duan ta konfiskojnë transparencën. Pfizer dhe transparenca e mohuar, janë ilaçi kundër Covid – 19, dhe kundër deformimeve që po i bëhen demokracisë’, ka shkruar ai.