Tahiri: Atyre që kanë bërë opozitë me tym e flakë, nuk po ju pëlqen opozita jonë me rrugë institucionale

Prishtinë | 19 Dhj 2023 | 15:07 | Nga Ekonomia Online

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri ka bërë një reagim pas deklaratave të LVV-së, që sipas tyre opozita është pa alternativë.

Tahiri përmes një postimi në Facebook, ka thënë se VV ka dështuar në qeverisje në këto tri vite, dhe se tani ka filluar të mbajë ligjërata koti se si bëhet opozita.

|Atyre që kanë bërë opozitë me tym e flakë, me gurë e gaz, nuk po ju pëlqen opozita jonë me rrugë institucionale, opozita jonë duke dërguar në Gjykatën Kushtetuese vendimet e tyre të mbrapshta. Ata frikësohen nga kushtetutshmëria dhe ligjshmëria prandaj janë në panik”, ka theksuar ai.

Të ngjashme