Tahiri i AAK-së nga vetura e tij i reagon Ramës për mbylljen e rrugës deri te rrethi i flamurit

Prishtinë | 20 Sht 2023 | 19:12 | Nga Ekonomia Online

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka reaguar ndaj vendimit të kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama që rruga deri të vendi i njohur si “rrethi i flamurit” të mbyllet për vetura.

Tahiri nga vetura e tij ka bërë një video në të cilën ka thënë se ky vendim i dëmton qytetarët.

“Përparim Rama duhet ta dijë që njerëzit të cilët vijnë në Prishtinë, në ato rrugë, nuk vijnë për prestigj, por vijnë të punojnë e të jetojnë. Dhe, ky vendim dëmton të drejtat e njeriut, planin e mobilitetit dhe gjithçka tjetër që lidhet me kryeqytet.” – ka shkruar ndër të tjera ai në Facebook.

Shkrimi i plotë:

Vendimi i fundit i kryetarit të Prishtinës z. Rama, për të mbyllur sheshin deri të rrethi i flamurit e godet në masë të madhe një kategori të gjerë të qytetarëve, të cilët jetojnë afër atyre rrugëve, por edhe të atyre që vijnë dhe e kanë burim të mbijetesës Prishtinën.

Përparim Rama duhet ta dijë që njerëzit të cilët vijnë në Prishtinë, në ato rrugë, nuk vijnë për prestigj, por vijnë të punojnë e të jetojnë. Dhe, ky vendim dëmton të drejtat e njeriut, planin e mobilitetit dhe gjithçka tjetër që lidhet me kryeqytet.

Shpejt do të bëjë një shkrim për të kundërshtuar këtë vendim, i cili bie ndesh me gjithçka dhe çdo logjikë urbane të kryeqytetit.

Të ngjashme