Shefi i Grupit Parlamentarë të AAK-së, Besnik Tahiri i ka kërkuar Qeverisë që të sjellë sa më parë në Kuvend Ligjin për Paga.
Sipas tij, ky ligj është dashur që të vij në tetor në Kuvend, por Qeveria është vonuar, raporton Ekonomia Online.
“Zoti kryeministër për ne si GP një ndër ligjet më të rëndësishme që është dashur të vij në kuvend është Ligji për Paga. Kërkoj nga ju që të nisin sa ma shpejtë punën për të sjellë këtë Ligj në kuvend”.
Ai ka kërkuar që sa më shpejtë të filloj konsultimi me institucionet e ndryshme dhe me Sindikatat dhe të votohet në Kuvend.
“Ligji që e kam sjellë në Kuvend nuk është kontestu nga gjykata, ligji është gati, pagat kanë qenë të rritura, për mjekë, policë, shërbyes civilë për të gjitha kategoritë që janë të përfshira. Andaj kërkojmë nga ju që ta sjellni këtë ligj në Kuvend dhe ta buxhetojmë, ose deklarohuni që ju s’keni vullnet ta sjelleni në Kuvend Ligjin e Pagave dhe ta thoni troç”.