Tahiri i kundërpërgjiget Idrizit, e fton në debat publik

Prishtinë | 08 Nën 2021 | 18:48 | Nga Ekonomia Online

Xhafer Tahiri, kandidati për kryetar të komunës së Vushtrrisë nga radhët e LDK-së i është përgjigjur ftesës së Idrizit, kandidatit të PDK-së për kryetar të komunës, që e ftoi për debat publik në sheshin e Vushtrrisë.

Tahiri i ka thënë Idrizit mos i ndëgjo të tjerat dhe eja të debatojmë sonte në RTK për programet tona për Vushtrrinë, siç ka qenë e planifikuar javë më herët.

“Në mungesë të programit qeverisës, kandidati i PDK-së tentoi me dosje të fabrikuara të njollos emrin tim e qeverisjen tonë të mirë.

Kur u ballafaqua me padi për shpifje, po i ikë debatit para opinionit publik, sepse u demaskua triku i vjetër i PDK-së që duke fabrikuar dosje të njollosin kundërshtarin” shkruan Tahiri.

Tahiri ndër të tjerash thotë se është i gatshëm për debat në çdo kohë, për ide e projekte që e zhvillojnë Vushtrrinë, krijojnë punësim për gratë e të rinjtë dhe zhvillim për qytetin që e duam.

“Sonte është debati në RTK nga ora 20:00h ju ftoj ta ndiqni, e ftoj z. Idrizin të vij në televizionin publik, të përgjigjet vetëm para qytetarëve” shkruan Tahiri.

Të ngjashme