Tahiri: Ilir Konushevci është modeli i një studenti që u kthye në arterie të furnizimit me armatim në luftën për liri

Prishtinë | 09 Maj 2022 | 13:52 | Nga Ekonomia Online

Shefi i GP të AAK-së, Besnik Tahiri ka kujtuar Ilir Konushevcin dhe Hazir Malajn në 24-vjetorin e rënies së tyre.

Ai ka thënë se figura e Konushevcit dhe Malajt është një prej më të rëndësishmëve në themelimin dhe ngritjen e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndërkaq ka thënë se rënia e tyre si fondament të shtetit, lirisë dhe pavarësisë.

Postimi i plotë:

Në 24 vjetorin e rënies kujtojmë rrugëtimin për liri, të Gjeneral Majorit, Ilir Konushevci dhe Dr. Hazir Malaj. Figura e Gjeneralit Ilir Konushevcit është një prej më të rëndësishmëve në themelimin dhe ngritjen e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndërkaq rënia e tij si fondament të shtetit, lirisë dhe Pavarësisë

Iliri është modeli i një studenti që u kthye në arterie të furnizimit me armatim në luftën për liri. Gjeneral Ilir Konushevci është shembulli më i mirë se si një djalë i ri në rrethana shumë të vështira u rreshtua drejt në mbrojtje të atdheut. Ilir Konushevci dhe Dr. Hazir Malaj, ranë së bashku për ta dëshmuar dhe lartësuar një komb dhe një atdhe.

Të ngjashme