Tahiri: Komplekset e Dëshmorëve duhet të kthehen në pika turistike dhe historike

Prishtinë | 19 Qer 2021 | 10:36 | Nga Ekonomia Online

Kandidati për kryetar të Komunës së Podujevës nga radhët e Alenacës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, me rastin e përvjetorit të 22-të të Ditës së Çlirimit të Podujevës, së bashku me të birin nderuan ata që u flijuan për liri. 

Tahiri tha se e kemi borxh ndaj fëmijëve që të ruajmë historinë. 

Ai tha se liria është rrugë e gjatë e sakrificave, kontributit ndër breza të shumë njerëzve të cilët dhanë gjithçka për këtë ditë, që kulmoi me luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e mbështetjen e shteteve të NATO-s.

“Brez pas brezi ndër vite, ndër dekada u dha shumë për lirinë që e kemi, është obligim që secili prej nesh ta trasoj edhe ta transmetojë tek gjeneratat e reja një mesazh të vetëm, liria nuk do duhej të ishte e mirëqenë domosdo, shumë kombe nuk e gëzojnë ende. Shumë të ri të cilët kanë lindur pas luftës e ata që ishin fëmijë para luftës mendojnë që lirinë thjesht nuk e kishim, por një moment erdhi. Liria është rruga e gjatë e sakrificave, kontributit ndër breza të shumë njerëzve të cilët dhanë gjithçka për këtë ditë, që kulmoi me luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e mbështetjen e shteteve të NATO-s”.

“E kemi obligim kombëtar, qytetarë në rastin tonë edhe politikë që këto komplekse, këto memorialë në të cilat është gravuar historia e kombit tonë t’i madhështojmë, t’i ruajmë dhe t’i bëjmë rrugë përshkrim të zhvillimit. Kjo zonë prej Orllanit e deri tek varrezat e dëshmorëve në Penuhë do të jetë pjesa më e rëndësishme historike dhe turistike e programit tim politik, me të cilin do të garojë në këto zgjedhje. Për mua është përcaktuese që këtë zonë ta bëjmë me të bukurën, ta bëjmë më të mirën, mirëpo ta bëjmë edhe pjesë ku secili qytetarë i Kosovës, secili shqiptar që frymon shqip dhe secili ndërkombëtarë që viziton Kosovën të vjen në zonën historike ku prehen trupat e heronjëve tanë e komandantit të parë Zahir Pajaziti dhe gjithë atyre që dhanë jetën për këtë ditë”.

Ai tha se komplekset e Dëshmorëve duhet të kthehen në pika turistike dhe historike, ku brez pas brezi e dekade pas dekade do mbeten në historinë e lavdishme të popullit shqiptarë. 

“Komplekset si ky duhen të kthehen pika turistike dhe historike, ku brez pas brezi, dekadë pas dekade e ndër shekuj kanë me mbete, njëherë e përgjithmonë në historinë tonë të lavdishme. Na duhet ta prezantojmë e promovojmë, përtej aktuales dhe në forma më moderne të mundshme, ta bëjmë zonën historike dhe turistike të kësaj ane, zonën me të cilën do të mburremi në aspektin historik, zhvillimorë dhe turistikë sikur që jemi krenarë dhe mburremi lavdinë e dëshmorëve dhe heronjëve të cilët dhanë jetën për këtë ditë.

Urime qytetarë të Kosovës dita e çlirimit, u pafshim për të mirë”, shkroi Tahiri në faqen e tij në Facebook.

https://www.facebook.com/besnik.tahiri.165/videos/10157900119476611

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme