Tahiri: Kosova sot në shumë drejtime është më keq se kurrë ndonjëherë më parë që nga çlirimi

Prishtinë | 12 Jan 2023 | 17:00 | Nga Ekonomia Online

Shefi i Grupit të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelart Tahiri në një postim në Facebook ka shkruar se për PDK-në viti 2002 ishte vit i angazhimeve në funksion të korrigjimit të pushtetit e ballafaqimit të tij me përgjegjësinë dhe paaftësinë.

Ai këtë e ka thënë edhe në një ttryezë diskutimi me bashkëpartiakët ku mes të tjerash ka theksuar se Kosova sot në shumë drejtime është më keq se kurrë ndonjëherë pas çlirimit.

”Përkundrazi, Kosova sot në shumë drejtime është më keq se kurrë ndonjëherë më parë që nga çlirimi. Ikje e të rinjve, inflacion dhe thellim në varfëri, pa investime, pa reforma dhe përballë të gjitha këtyre, një pushtet arrogant që e amniston paaftësinë me faktin se i ka fituar zgjedhjet. Kjo gjendje e papërballueshme për shoqërinë tonë, e bën të domosdoshme një angazhim edhe më të madh politik. Prandaj në vitin 2023, Grupi Parlamentar i PDK-së do të jetë në krye të kësaj domosdoshmërie. Në takim me kolegët deputetë të PDK-së, diskutuam për temat emergjente që i ka Kosova dhe të cilat, sot janë shqetësim i çdo qytetari, e rreth të cilave Partia Demokratike e Kosovës, nuk do qëndrojë as e heshtur, e as pa alternativë”, ka shkruar Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së.

Të ngjashme