Zëvendëskryeministri në detyrë nga radhët e AAK-së, Besnik Tahiri tha se Aleanca është adresa më e qëndrueshme politike për proceset e rëndësishme në vend.
Këtë ai e ka thënë para strukturave të AAK-së në Podujevë, ku edhe e ka njoftuar për programin politik.
“Aleanca është adresa më e qëndrueshme politike për proceset e rëndësishme në vend. Roli ynë është vendimtar për etapat që i kemi përpara si në rrafshin e brendshëm ashtu edhe atë të jashtëm.
“Strukturat e Degës së Podujevës i njoftova për listën e kandidatëve, programin tonë politik dhe Fondin 1-miliardësh për rimëkëmbje, i cili do të jetë vaksinë ekonomike për qytetarët dhe bizneset e vendit të cilët i ka prekur pandemia dhe rënia ekonomike”, tha Tahiri.
“Në takim ju urova sukses kandidatëve për deputet dha u shpreha mirë se ardhje anëtarëve të rinj që ju bashkuan AAK-së”, shtoi ai.