Zëvendëskryeministri Besnik Tahiri ka vizituar komunën e Ferizajt, ku u prit nga kryetari Agim Aliu, raporton Ekonomia Online.
Tahiri e Aliu, vizituan mantelbardhët nga kjo komunë, ku iu dhanë përkrahje në luftën ndaj pandemisë.
Tahiri, ka thënë se shpreson që të nga takimi në Washington ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të ketë lajme pozitive.
“Takimi në Uashington do të mbahet në Shtëpinë e Bardhë. Te një shtet mik që gjithmonë ka qenë dhe vazhdon të jetë afër Kosovës dhe kombit tonë”.
“Kam qenë në kontakt me kryeministrin dhe jam në kontakt me delegacionin. Delegacioni është unik. Është gati për këtë takim. Shpresoj që nga ky takim të kemi lajme pozitive”.
Tahiri foli për ligjin për Financat e Pushteti Lokal, i cili është miratuar dhe buron nga Pako e Ahtisarit. Me këtë ligj, Tahiri tha se me këtë sistem të financimit është shumë problem.
“E them me përgjegjësi të lartë që sistemi i financimin të komunave në legjislacionin aktual nuk është i drejtë dhe e them se ligji për financa lokale i cili është miratuar dhe buron nga Pako e Ahtisarit i ka skaduar afati. Financimi i shumë shërbimeve që i jep komuna, ku gjithsej jepen 24 shërbime dhe realisht në sistemin e financimit është shumë problem me i mbajt shërbimet dhe si qeveri në bashkëpunim me komunat dhe asociacionin do ta adresojë shumë më shpejtë ligjin për financa lokale sepse formula siç është tani nuk është ajo që e reflekton Kosovën në vitin 2020 dhe ajo që e duam në vitin 2030”, tha ai teksa premtoi që kjo gjë do të jetë temë diskutimi në instanca më të larta në qeverisje.
“Diskutuam ne detaje për punën e pandemisë dhe ajo çfarë dua të them është se qytetarët duhet ta marrin shumë seriozisht këtë çështje. Unë e kam një kërkesë për partitë parlamentare. Ju e dini se ligjin për paga për zyrtarë publikë në qeverinë Haradinaj unë e kam udhëhequr dhe ky ligj ka kaluar në Kuvend. Fatkeqësisht ky ligj në Kuvend ka pësuar ndryshime të cilat pastaj i kanë prek dy tema, parashikushmëria e pagës që e kemi pasur sa e kemi dorëzuar në qeveri dhe e dyta janë vendosur disa agjencinë që e kanë rrëzuar ligjin”, tha ai.
Tahiri tha se Ligji i ri për Paga duhet të kalojë dhe së kërkoi dakordim me të gjitha partitë politike.
Kurse Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, tha se falë menaxhimit të duhur ai kanë dal që ta kenë nën kontroll gjendjen me pandeminë.
“Kemi vendosur që së bashku me zëvendëskryeministrin Tahiri që t’i vizitojmë tri nivelet shëndetësore, atë primar, nivelin sekondar dhe nivelin terciar për të parë nga afër punën e tyre, ku çdo qytetarë e ka parë punën e tyre”.
“Ne kemi ardhur për të shprehur falënderime për punën për gjithë qytetarët. Unë si kryetar jam shumë i lumtur që ne ja kemi dal dhe do ia dalim në secilën sfidë që na shfaqet me pandeminë”, tha Aliu.
Më pas Tahiri do të vizitojë edhe komunë e Vitisë, raporton EO.