Drejtori i Institutit për Qeverisje Lokale, Besnik Tahiri, ka thënë se gjatë vitit 2017 niveli lokal duhet të bëhet prioritet i domosdoshëm për vendin
Ai ka vlerësuar se ka nevojë për një rregullativë që komunat do t’i kthente në një rol real qeverisës.
Njohësi i pushteti lokal, Besnik Tahiri në një intervistë për lajmi.net ka thënë se komunat e Kosovës janë duke operuar në një mjedis ku po ndikohen nga zhvillimet që po ndodhin në nivelin qendror.
Ai është shprehur se asambletë komunale janë rikthyer në forum për ngritje dore dhe nuk po e kryejnë rolin e tyre, si forcimin e demokracisë dhe kërkimi i llogaridhënies.