Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri në një postim në profilin e tij në facebook ka shkruar se gjatë vizitës në Kamenicë është zotuar se do të jetë zë i fuqishëm që qeverisja të mos jetë e shkëputur nga qytetarët.
Ai ka theksuar se do të punojë që shteti t’ia zgjatë dorën e përkrahjes qytetarit të tij dhe nuk e le të privuar nga shërbimet, nga përkrahja materiale dhe nga një ambient tërheqës për jetë.
Postimi i tij i plotë:
Në Kamenicë, ishim bashkë me Faton Jakupin, atë e përgëzova për angazhimet e tij në transformimin e shërbimeve.
Ai me pasion angazhohet për hapësira funksionale dhe gjithëpërfshirëse, për të rinjtë, të moshuarit dhe familjet.
Aty u zotova se do të jem zë i fuqishëm që qeverisja të mos jetë e shkëputur nga qytetarët, ku në rrygëtimin drejt ndryshimit nuk fragmentohet në zona dhe shtresa të pakënaqura dhe përjashtuara.
Një shtet i cili i zgjatë dorën e përkrahjes qytetarit të tij dhe nuk e le të privuar nga shërbimet, nga përkrahja materiale dhe nga një ambient tërheqës për jetës, vetëm atëherë na përket secilit prej nesh.
Ne do promovojmë baraspeshën sociale në kuptim të statusit social, si dhe të mundësive si parakusht për vendin i cili zhvillon qytetarët dhe përfiton nga potenciali i tyre.