Tahiri paralajmëron mbylljen e qendrave të paraburgimit në Prizren e Pejë

Podujevë | 01 Dhj 2017 | 17:16 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka paralajmëruar mbylljen e qendrave të paraburgimit në Prizren e Pejë dhe të burgosurit e këtyre qendrave të transferohen në Prishtinë dhe në Burgun e Dubravës.

Kjo për shkak të kushteve jo të mira, ka thënë ministri Tahiri për Ekonomia Online

“Jemi në diskutim e sipër rreth Qendrës së Paraburgimit në Prizren dhe asaj në Pejë; ka mundësi që për shkak të kushteve që ato përkohësisht të mbyllen dhe të burgosurit në këtë pjesë do të transferohet në Prishtinë,e një pjesë do të transferohet në Dubravë. Mirëpo ende nuk e kam marr një vendim të tillë. Jam duke u konsultuar me drejtorin e Burgjeve, Zogaj, dhe me të tjerët dhe padyshim që në momentin që do të letë nevojë ne si qeveri edhe kemi vullnetin edhe kemi mundësin që të  ndajmë mjete shtesë për ta kompletuar këtë infrastrukturë”.

Tahiri më tej tha se nga viti i ardhshëm burgut të sigurisë së lartë në Dyz do të iu shtohen edhe 120 gardianë.

Sipas tij, ky burg është shembull i menaxhimit dhe i respektimit të drejtave të të burgosurve.

“Kërkesat janë që ndërlidhen komplet me funksionimin e punës së tyre me rritjen e stafit numrin e gardianëve pra që do të ndodh ne për vitin e ardhshëm në buxhet kemi paraparë edhe 120 gardianë shtesë që do të jenë kërkesa e shërbimit korrektues ka qenë që të jetë dikun rreth 80 mirëpo kemi gjetur mirëkuptimin e ministrisë së Financave që të shtohet edhe për 40 kështu që kam përshtypjen se do të arrijmë të sigurojmë numër të mjaftueshëm të gardianëve në kuadër të shërbimit korrektues dhe nuk do të kemi probleme normalisht kërkesë tjetër ishte edhe rreth pajisjeve të sigurisë të cilat ndikojnë direkt me mbarëvajtjen e punës së tyre..padyshim që edhe këtu kemi buxhet të mjaftueshëm”.

Tahiri i pyetur se kur do të zgjedhën drejtorët e rinj të burgjeve.  Ai tha se beson që brenda tre mujorit të ardhshëm do të arrij që të përball shumicën e punëve për të zvogëluar në këtë mënyrë numrin e pozitave të cilat deri më tani kanë qenë të udhëhequra nha 80 ushtrues detyre.

“Arsyen pse e kam rishpallë konkursin për drejtorin gjeneral ka qenë pikërisht qe ta rrosim konkurencën dhe të gjejmë personin më të mirë të mundshëm që të ballafaqohet me këtë sfidë. Është sfidë shumë e madhe. Shërbimi korrektues në përgjithësinë është një sfodë shumë e madhe. Unë aktualisht në kuadër të shërbimit korrektues i kam rreth 80 pozita të cilat janë pra me ushtrues detyre dhe unë jam shumë i përkushtuar që në tremujorin e vitit të ardhshëm mos të jap shumë fjalë të mëdhaja mirëpo të arrij që në shumicën e tyre të përmbyll që njerëzit të jetë drejtues të rregullt të institucioneve dhe institucionet të mos udhëhiqen  me ushtrues detyre”.

Ndërsa ushtruesi detyrës së drejtorit të këtij burgu, Sokol Zogaj tha se nga ministri ka marrë përkrahje që nga viti i ardhshëm të arrihen qëllimet si në aspektin e pajisjes me staf por edhe me nevojat e tjera të këtij shërbimit korrektues që ai udhëheq.

“Unë kam kënaqësinë sot që ka ardhur ministri në vizitë në burgun e sigurisë së lartë..kem nevojë edhe për shtimin e kapaciteteve edhe të buxhetit edhe numrit të stafit. Na e morëm një përkrahje shumë të fuqishme nga ministri unë besoj që në këtë vit por edhe vitin e ardhshëm kemi me i arrit qëllimet edhe staf edhe për pajisje të sigurisë dhe për të gjitha nevojat që i ka”.

Të ngjashme