Sot në orën 15:00 mblidhet Kryesia e Kuvendit, ku më pas pritet të caktohet edhe seanca për votimin e presidentes.
Kandidate e Lëvizjes Vetëvendosje për postin e presidentes është Vjosa Osmani, ani se nuk i ka të sigurta votat për të.
Klankosova.tv e ka kontaktuar shefin e grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahirin, për ta pyetur nëse PDK do të votojë për ta bërë Vjosa Osmanin për presidente.
Ndërsa ai ka thënë se qëndrimet e PDK-së janë të qarta lidhur me këtë çështje.
“Qëndrimet e PDK-së janë të qarta sa i përket kandidaturës së Vjosa Osmanit për presidente. PDK nuk e voton atë. Për çështje tjera ju njoftojmë pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit”.