Kandidati për deputet nga radhët e AAK-së, Besnik Tahiri, ka shkruar në Facebook se për 18 muaj nën Qeverisjen Haradinaj janë arritur që të jetësohen shumë reforma që sipas tij sot janë fakte e jo fjalë e premtime.
Tahiri ka shkruar se këto janë realizuar si pasojë e angazhimit të tij profesional që nga viti 2012.
Postimi i Tahirit i plotë:
Në angazhimin profesional nga viti 2012 për shtatë vjet rresht, në sferën ndërkombëtare me organizata siç është Instituti Demokratik Amerikan (NDI), Chemonics International e shumë organizata tjera, kam pasur mundësinë që të jetësojë pikëpamjet e mia për qeverisjen lokale si ekspert i shtetit të Kosovës në, Lindje të Mesme, Afrikë dhe Azi.
Në kuadër të angazhimit në cilësinë e këshilltarit të lartë të NDI Amerikan për Jordani, kam pasur rastin të punoj me, institucione dhe partnerët ndërkombëtarë duke përfshirë Oborrin Mbretëror, kryeparlamentarë, Ministra deputetë lidhur me procesin e Decentralizimit dhe reformat strukturore në qeveri. Veç kësaj, kam ofruar edhe rekomandime për hapat e mëtejmë që duhet ndjekur në këto fusha sektoriale.
Me vjen mirë që edhe në vendin tonë, për 18 muaj jetësuam nën Qeverisjen Haradinaj edhe shumë reforma që sot janë fakte e jo fjalë e premtime.